Prototipi i Lamborghini nga klasi LMDh do ta vë në lëvizje motori V8, që do të mbështetet nga teknologjia hibride.
Pas paralajmërimeve më të hershme nga Lamborghini, arrin konfirmimi zyrtar për pjesëmarrja në kampionatin botëror të garave të qëndrueshmërisë (WEC – World Endurance Championship), ku prototipi i Lamborghini nga klasi LMDh do të jetë i pranishëm nga viti 2024.
Paralelisht më pjesëmarrjen në FIA WEC, Lamborghini do të marrë pjesë edhe në kampionatin IMSA, transmeton Telegrafi.
Prototipi LMDh do të vihet në lëvizje nga motori hibrid, ku një pjesë e motorit konvencional V8 do ta rrit shpejtësinë gjatë lëvizjes.
Për bartjen e fuqisë motorike në rrota është vendosur ndërruesit Xtrac me shtatë shpejtësi. Kjo e ndihmon që vetura të prodhojë 640 kuaj-fuqi.
E masa minimale e veturës pa karburant dhe shofer është 1.030 kilogramë, kurse shpejtësia maksimale është e kufizuar në 340 kilometra në orë.
30 ditë paraburgim për Marko Daniqin, i akuzuar për sulmet n...
Haradinaj premton lehtësira tatimore për prodhuesit vendorë ...
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja për nevoja op...
G7 konfirmon zotimin për të vendosur masa të ashpra ndaj Rus...
“24 orë i ki me Xheneten, se tani dal une!”, Driloni ngacmon...
Spiropali në Azerbajxhan: Jo më qëndrime asimetrike në përba...