Google ADS

Lamborghini klasik shitet për 1.1 milion euro

23:43 | 2 Nëntor 2016
Arbresh.info

Gjithnjë të apasionuar pas veturave të bukura, yjet e muzikës shpesh habisin jo vetëm nëpër koncerte apo festime por edhe në ankande të mëdha të veturave për koleksion.
Dy legjenda të rokut si Rod Stewart dhe beteristi i grupit U2, Adam Clayton, pushtuan krejtësisht ankandin “Classic & Sports Car Show” të organizuar nga “Coys” në Londër në “Alexandra Palace” më 29 tetor, transmeton atsh.

Nga garazhdi i Rod Stewart u shfaq një “Lamborghini P400S Miura” e vitit 1971 e mrekullueshme, që u shit 909 000 sterlina, pak më shumë se 1,1 milion euro, ndërsa “Maserati Ghibli” i vitit 1972 që i përkiste Adam Clayton theu rekordin historik të veturave të kësaj marke, duke kapur vlerën e 303 000 sterlinave, rreth 335 000 euro.

Për të kompletuar këtë sukses të markave “Made in Italy”, që pushtuan ankandin e “Coys” ishte një “Ferrari Dino 246 GT Serie E”, model i dizajnuar nga “Scaglietti” që u shit për 374 000 sterlina, rreth 413 000 euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme