Lajmërohet një problem në Skype

16:22 | 15 Prill 2017
Arbresh.info

Përdoruesit e Skype janë lajmëruar të përditësojnë mbrojtjen e tyre të sigurisë pas zbulimit të një fushate të re ndaj ransomware (një problem software që të bllokon aksesin në sistemin e kompjuterit, derisa të paguash një shumë parash).

Përdoruesit e programit të videotelefonatave dhe mesazheve të Microsoft kanë vënë re një rritje të madhe të këtyre ransomware që targeton pajisjet e tyre Windows nëpërmjet paralamërimeve të rreme.

Fatkeqësisht ndonjëri e ka hapur aksidentalisht këtë lloj paralajmërimi duke u përballur me këtë problem, pasi virusi është shkarkuar në pajisjen e tyre. Lajmi u zbulua në Reddit, pasi shumë përdorues të Skype po ankoheshin për këtë problem.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme