Qytetarët në Lituani nuk do të lejohen më të përdorin celularët në rrugë. Rregullorja e re mbi ndalimin e tij është miratuar një ditë më parë nga qeveria lituaneze me qëllim reduktimin e aksidenteve të ndodhura për shkak të përdorimit të celularit në rrugë.
Sipas njoftimit, “këmbësorët nuk duhet të përdorin telefonin në rrugë”, u shpreh ministri i transportit Rokas Masiulis gjatë një mbledhje të kabinetit qeveritar.
Duke filluar muajin e ardhshëm, kalimi i rrugës duke folur ose edhe nëse kontrolloni një telefon mund ti kushtojë lituanezëve një gjobë deri në 40 euro ose (46 dollarë). Honolulu, në Hawaii prezantoi një ligj të ngjashëm vitin e kaluar, megjithëse kryeqyteti shtetëror i Hawaii ndryshe nga Lituania do të ndalojë telefononin vetëm gjatë kryqëzimeve, dhe duke mos folur në telefon.
Vitin e kaluar, 68 këmbësorë bënë aksident me makinë ose me biçikleta në Lituani, ku shkak u bë përdorimi pa kriter i telefonit në rrugë. Shkalla e vdekjeve të këmbësorëve në Lituani renditet në vendin e tretë në Bashkimin Europian, duke lënë pas Rumaninë dhe Letoninë, sipas të dhënave të fundit zyrtare.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...