Google ADS

Ky robot mund të jetë telefoni juaj i ardhshëm (Video)

14:36 | 6 Tetor 2015
Arbresh Info

Sharp ka njoftuar që është duke ndërtuar një telefon në formë roboti me madhësi të një loje që mund të bashkëveproj me përdoruesit përmes komandave të zërit.

Robohon, që është projektuar nga shpikësi Tomotaka Takahashi, mbështet rrjetin 4G si dhe ka ekran me një madhësi prej vetëm 2 inç, transmeton arbresh.info. Ai mund t’i identifikoj njerëzit duke përdorur kamerën frontale apo teknologjinë për njohjen e zërit si dhe mund të shkrep foto njerëzve kur ata buzëqeshin.

Robohon

Po ashtu, Robohon ka një projektor të integruar që shërben për shfaqjen e mesazheve, fotove, videove në sipërfaqe të ndryshme.

Videoja e lëshuar në YouTube tregon gjithashtu që pajisja e ardhshme nga kompania është në gjendje të  bëjë thirrje, të ju kujtoj për ndonjë punë të caktuar dhe gjithashtu mund të përdoret edhe si alarm.

Megjithatë, ende nuk është e qartë se çfarë sistemi operativ do përdorë Robohon apo sa shumë do kushtoj kur të lansohet në gjysmën e parë të vitit 2016./arbresh.info

https://www.youtube.com/watch?v=HQtIlxe_ZkY

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme