Teknologjia e njohjes së fytyrës është një mjet i dobishëm kur ka të bëjë me sigurinë, si për shembull identifikimi i përdoruesëve të autorizuar, apo pesonave të dyshuar në polici etj.
Sidoqoftë në një universitet në Kinë, një lektor ka gjetur një mënyrë të re shumë efektive për përdorimin e kësaj teknologjie. Ai përdor identifikimin e fytyrave për të detektuar nëse ndonjë nga studentët është i mërzitur. Lektori nuk po e bën këtë për të ndëshkuar studentë jo të interesuar, por për të vlerësuar efektivitetin e punës së tij.
Lektori, Wei Xiaoyong thotë: Me anë të kësaj teknologjie mund të dalloj nëse nxënësit janë vërtet të interesuar dhe entuziastë për leksionet. Duke marrë një reagim të tillë, mund t’i pyes nëse kjo është një mënyrë e mirë për të mësuar?
Kjo është metoda më e mirë për të shikuar se si reagojnë studentët dhe si ndihen ata vërtet për leksionet që shpjegohen në klasë, ndryshe nga metoda tradicionale që përdor metodën e plotësimit të anketave për të vlerësuar reagimet e nxënësve./arbresh.info
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me emigrant në...
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë