Por, njëri nga këta automobila të vegjël tash mund të blihet për 4,3 milionë euro, aq sa është kërkuar në shpalljen e faqes JamesEdition, dyfish më shumë se sa çmimi i parë i Ferrari Sergio, por duke pasur parasysh se ky model është i rrallë, me siguri se nuk do të jetë vështirë për të gjetur blerësin.
Sergio është krijuar si koncept në vitin 2013, kur Ferrari në bashkëpunim me shtëpinë Pininfarina e prezantoi në auto-sallonin në Gjenevë.
Automobili mori emrin sipas dizajnerit të njohur Sergio Pininfarina, i cili ka ndërruar jetë para një viti.
Versioni i prodhimit u krijua në vitin 2015, ndërsa në kohën kur u ekspozua, po ashtu në panairin në Gjenevë, modeli ishte i shitur, pasi që ai i ishte ofruar një grupi blerësish dhe koleksionistëve të Ferrarit.
Nga gjithsej gjashtë njësi të prodhuara, tri prej tyre kanë përfunduar në SHBA, një në Emiratet e Bashkuara Arabe, një në Japoni, derisa i fundit i është shitur një blerësi nga Zvicra, i cili tash u është ofruar blerësve.
Ferrari Sergio është i bazuar në modelin 458 Speciale. Ka motor 4.5 litra V8 me 605 kuaj fuqi dhe arrin 100 kilometra në orë për vetëm 3 sekonda.
Automobili nga shpallja është i ngjyrosur në kombinimin verdhë-zi dhe ka kaluar vetëm 118 km.