Në gusht të vitit 2016, hyri në fuqi një vendim me të cilin blerjet online mbi 22 euro paguajnë TVSH dhe taksë doganore. Nëse kalohet kufiri i taksueshëm, atëherë blerësi paguan gjithsej si taksa 22.4% të vlerës së mallit (20% TVSH, 2.4% taksë doganore).
Blerjet online janë një nga lehtësitë që kanë përfituar njerëzit me zhvillimin e teknologjisë. Me shpejtësinë e një kliku mund të blesh produkte pa qenë nevoja që të orvatesh në dyqane për të gjetur atë që kërkon pa u kufizuar brenda kufijve të shtetit tënd. E ndërsa bota po rend drejt veprimeve online, Shqipëria renditet e fundit ndër vendet anëtare dhe kandidate të BE-së për blerjet online.
Shqipëria është vendi me përqindjen më të ulët të blerjeve online në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe kandidatëve për anëtarësim. Sipas Anketës së Cilësisë së Jetës, 85% e të pyeturve kanë deklaruar se nuk kanë kryer blerje online dhe 15% kanë deklaruar se kanë bërë blerje online.
Ndër vendet kandidate përqindjen më të ulët të blerjeve online pas Shqipërisë e ka Maqedonia, ku vetëm 25% të të anketuarve kanë deklaruar se kanë kryer blerje online. Në Malin e Zi, Serbi dhe Turqi, përqindja e të anketuarve online që kanë deklaruar se kanë bërë blerje online varjon nga 31 në 34%.
Mesatarja e të anketuarve në Bashkimin Europian që kanë deklaruar se kanë kryer blerje online është 67%.
Vendet e Bashkimit Europian me përqindjen më të lartë të blerjeve online janë Suedia me 85%, Mbretëria e Bashkuar me 84%, Danimarka dhe Holanda me 83%, Finlanda me 76%. Ndërsa vendet anëtare të Bashkimit Europian që kanë shënuar përqindjen më të ulët të të anketuarve që kanë deklaruar se kanë kryer blerje online janë Kroacia me 33%, Rumania dhe Portugalia me 36% dhe Greqia me 37%.
Ligji që taksoi blerjet online
Në gusht të vitit 2016, hyri në fuqi një vendim me të cilin blerjet online mbi 22 euro paguajnë TVSH dhe taksë doganore. Nëse kalohet kufiri i taksueshëm, atëherë blerësi paguan gjithsej si taksa 22.4% të vlerës së mallit (20% TVSH, 2.4% taksë doganore).
Të dhënat nga Instat tregojnë se dërgesat me postë u rritën vetëm 1% në 2017-n me rreth 455 tonë, por përsëri pa e arritur nivelin e vitit 2015. Dërgesat me postë kanë qenë në rënie. Sipas llogaritjeve, blerjet online janë sa 70% e totalit të paketave të ardhurave dhe 30% e kolipostave.
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...