Ky është telefoni Sony Xperia XZ1

07:56 | 27 Gusht 2017
Arbresh.info

Fotografitë e telefonit më të ri të mençur të Sony, Xperia XZ1, i cili do të prezantohet më 31 gusht në panairin IFA në Berlin, kanë rrjedhë në internet.

Telefoni ka dizajn, i cili edhe më herët është parë në pajisjet e familjes Xperia.

Pajisja do të jetë e pranishme në ngjyrën e zezë dhe rozë.

Edhe pse specifikat nuk janë konfirmuar, spekulohet se telefoni do të ketë ekran 5,2-inç Full HD, procesor Snapdragon 835, si dhe kamerë të pasme prej 19 MP./arbresh.info/
dh8iepxwsaar2md

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme