Prodhuesi kinez Xiaomi nuk është i papërvojë kur është në pyetje ndërtimi i telefonave të mëdhenj.
Përkujtojmë Xiaomi Mi 6, i cili ishte telefon me stil me çip Snapdragon 835 dhe me kamerë të dyfishtë, ndërsa tash Xiaomi është i gatshëm të prezantojë telefonin gjigant Mi Max 2 me ekran 6,44 inç dhe bateri prej 5000 mAh.
Xiaomi Mi Max 2 do të jetë telefoni më i madh i lansuar deri më tash për këtë vit.
Tash për tash nuk dihet se kur ai do të jetë në tregun evropian. Xiaomi Mi Max 2 do të jetë telefon i klasës së mesme. Pritet të vijë në dy versione, njëri me çip Snapdragon 625 dhe tjetri me çip të ri Snapdragon 660.
Prezantimi zyrtar i telefonit do të bëhet më 25 maj, kur do të dihen të gjitha detajet.
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...