Nga dita në ditë, mesazhe të shumta dhe të ndryshme, të cilat mbartin viruse që bllokojnë dhe infektojnë telefonin, vijnë në celularët tanë. Kohët e fundit po përhapet një tjetër mesazh me një pikë të zezë.
Në të shkruhet:
Nëse prek piken e zezë, WhatsApp-i do bllokohet”.
Nëse edhe juve u ka ardhur një mesazh i tillë, duhet të bëni kujdes dhe të mos e klikoni.
Bëhet fjalë për një “mesazh vrasës”, i cili po qarkullon kohët e fundit në aplikacione si Whatsapp dhe Messenger.
Problemi në fjalë duket se ka prekur për momentin vetëm telefonat që përdorin sistemin “Android”.
Në celularët e vjetër apo pak të fuqishëm, problemet e bllokimit janë më të dukshme krahasuar me ata të gjeneratës së fundit të cilët arrijnë “ta marrin veten nga bllokimi”, në pak sekonda.
Mesazhi në fjalë është i formuar nga disa shkronja të padukshme, dhe kur klikohet provokon një dekodifikim të sistemit opreativ të telefonit duke sjellë si pasojë bllokimin e këtij të fundit, sipas joq. Telefonat e rinj të cilët kanë një fuqi të madhe llogaritëse, arrijnë të zhbllokohen në një periudhë të shkurtër kohore në krahasim me modelet e vjetra të cilët duan minuta të tëra për “të marrë veten”.
Ndërsa sa i përket iPhonëve, aktualisht nuk ka asnjë sinjalizim.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...