Një lojtar i lojës Pokemon GO ka arritur të bllokojë qasjen në lojë për miliona njerëz gjatë këtij vikendi.
Si pjesë e një promovimi, operatori belg Proximus iu lejoi të gjithë përdoruesve të luajnë lojën Pokemon Go falas, por pasi një lojtar testoi limitet e serverëve të Niantic duke përdorur të paktën një mijë llogari falso, Niantic bllokoi përkohësisht çdo konsumator të Proximusit për të luajtur lojën Pokemon Go, shkruan portali arbresh.info.
Ashtu edhe siç pritej, mënyra e promovimit ndryshoi me shpejtësi, por çfarë ndodhi në të vërtetë?
Ky lojtar, i cili ishte duke postuar progresin e tij në rrjetin social Reddit nën pseudonimin ‘mewtwo_captured’, pretendon që ka krijuar një mijë llogari falso, të cilat ishin në gjendje të kryenin punë në mënyrë automatike pa pasur nevojë për person. Këto llogari më pas skanuan serverët e lojës Pokemon Go njëkohësisht duke shkaktuar kështu probleme në rrjet.
Kur Niantic detektoi këtë aktivitet të pazakonshëm, gjiganti ndaloi qasjen në lojë nga ajo IP adresë që ishte duke skanuar serverin, por ‘mewtwo_captured’ arriti në mënyrë manuale të ndryshojë këtë IP adresë duke e lidhur atë me të gjithë rrjetin e operatorit mobil Proximus, gjë që shkaktoi bllokimin e çdo konsumatori të Proximus në Belgjikë.
Kur ky lojtar zbuloi se çfarë ndodhi, ai postoi në rrjetin social: Sapo shkatërrova lojën Pokemon Go në të gjithë vendin.
Niantic së fundmi ka njoftuar se ka bllokuar çdo lojtarë që është përpjekur për të bërë mashtrime, përfshirë ata që kanë përdorur teknologjinë GPS-Spoofing që iu ka mundësuar të duken sikur janë duke lëvizur rreth botës reale derisa në të vërtetë nuk kishin hedhur asnjë një hap të vetëm.
Sidoqoftë, Proximus ishte në gjendje më rregullojë më pas këtë problem duke iu lejuar të gjithë abonuesve besnik të kenë qasje falas./arbresh.info
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...