Pas muajsh të tërë spekulimesh dhe fotografive jo zyrtare, kompania HTC prezantoi telefonin e ri të quajtur HTC M9.
Por duket se fotot jo zyrtare të telefonit HTC M9 të prezantuara ditëve të kaluara janë të përafërta me telefonin e prezantuar sot nga kompania HTC në Barcelonë.
Siç edhe spekulohej telefoni i ri nga HTC nuk dallon shumë nga ai paraprak HTC M8. Pra M9 është i ndërtuar nga alumini dhe ka ekran me madhësi prej 5 inçësh. Telefoni gjithashtu është i pajisur me bokset ”BoomSound”.
Edhe pse është pak më i shkurtë dhe më i hollë, vështirë se në shikim të parë mund ta dalloni se bëhet fjalë për M9 dhe jo M8.
Telefoni është i pajisur me procesorin Snapdragon 810, ka memorie me kapacitet 3GB, si dhe sistemin operativ Android Lollipop 5.0. Bateria tek M8 ka qenë 2.600mAh ndërsa M9 ka bateri 2.840mAh.
HTC M9 ka kamerë prej 20 mega piksel dhe përkrah teknologjinë 4K./arbresh.info/