Të gjithë personat e famshëm që dy vite më parë iu publikuan fotot nudo, tani ka marrë një përgjigjeje. Një 36-vjeçar nga Pennsylvania i emëruar Ryan Collins është akuzuar për krimet kompjuterike pasi ka infiltruar mbi 50 llogari në iCloud dhe 72 llogari në Gmail, shkruan portali arbresh.info. Bazuar në Zyrën e Prokurorit të Shteteve të Bashkuara në qarkun qendror të Kalifornisë, hakeri ka pranuar gjithashtu fajësinë për qasjen e paautorizuar në një kompjuter të mbrojtur.
Collins ka pranuar gjithashtu se kishte krijuar një plan mashtrues për të siguruar pseudonimet dhe fjalëkalimet e personave të famshëm nga nëntori i vitit 2012 deri në shtator të vitit 2014. Pasi të fitonte qasje në llogaritë e tyre, ai kërkoi dhe vodhi foto eksplicite. Në disa raste, ai madje ka shkarkuar edhe të gjitha të dhënat e ruajtura në iCloud.
Apple ka mohuar që hakeri ka përdorur ndonjë dobësi në iCloud për të fituar qasje tek llogaritë e përdoruesve që edhe sipas deklaratave të Collins, kompania në fakt ishte duke treguar të vërtetën, shkruan portali arbresh.info. Hakeri nuk ka përdorur ndonjë dobësi në siguri, ai ka mashtruar viktimat, përfshirë Jennifer Lawrence, Kate Upton dhe shumë femra të njohura të cilave iu ka vjedhur fjalëkalimet e tyre.
Collins do të përballet me më së shumti pesë vite burg, por pasi ende nuk ekziston ndonjë evidencë që hakeri i ka shpërndarë dhe ngarkuar videot dhe fotot që ka vjedhur atëherë ai mund të jetë jashtë burgut pas 18 muajve./arbresh.info
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...