Në fillim të këtij muaji, Tumblr zbuloi që një palë e tretë ka fituar qasje tek një pjesë e e-mail adresave dhe fjalëkalimeve që datojnë që nga fillimi i vitit 2013, para se të blihej nga Yahoo.
Në atë kohë, Tumblr nuk ka zbuluar numrin e prekur të përdoruesve, por në realitet rreth 65,469,298 llogari janë publikuar në sulmin e vitit 2013 në Tumblr, bazuar në ekspertin e sigurisë Troy Hunt, shkruan portali arbresh.info.
“Sapo u njoftova për këtë, ekipi jonë i sigurisë hulumtoi tërësisht çështjen. Analizat tona nuk na kanë dhënë ndonjë arsyeje të besojnë që informatat e vjedhura janë përdorur për të pasur qasje në llogaritë në Tumblr”, shkruan në blogun e Tumblr.
Një haker, i njohur ndryshe “peace_of_mind”, është duke shitur të dhënat në Tumblr për 225 dollarë në tregun e zi tek The Real Deal. Hakeri i njëjtë është gjithashtu duke shitur të dhënat e komprometuara për qasje në Fling, LinkedIn dhe MySpace./arbresh.info.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA