Përfitimi më i madh i mospërdorimit të telefonit ndërkohë që drejtoni makinën është, të shpëtoni pa bërë ndonjë aksident. Por nëse kjo nuk është e mjaftueshme, një aplikacion japonez i quajtur Driving Barista shpërblen çdo shofer me një filxhan kafeje falas nëse ata nuk e përdorin telefonin gjatë nisjes së makinës.
Driving Barista ka realizuar një bashkëpunim me Toyota, Komeda Co Ltd dhe KDDI Corporation për këtë projekt. Për të detektuar nëse ju e përdorni apo jo telefonin gjatë kohës që drejtoni makinën, një ndjesor në telefonin tuaj e njofton aplikacionin nëse celulari është ndezur ose jo gjatë kohës që makina ishte në lëvizje. Në qoftë se GPS regjistron 100 kilometra ku ju nuk keni përdorur celularin, atëherë ju shpërbleheni me një filxhan kafeje falas. Shoferët mund t’i marrin dhuratat e tyre në çdo dyqan Komeda në Japoni.
Ndërsa nëse ju keni bërë për shembull 99 km, dhe pastaj e ndizni celularin, ato kthehen edhe një herë në zero, dhe numërimi fillon nga fillimi. Aplikacioni ofrohet në Android dhe iOS./Arbresh.info
Lajçak thotë se vlerëson idetë e Osmanit për Marrëveshjen e ...
Rusia sulmon një spital në Ukrainë, vriten 8 persona, plagos...
Begaj merr pjesë në aktivitetin “Brez pas brezi myzeqar” në ...
Donika Gërvalla nuk i solli asnjë njohje vendit, “E ka preza...
Me organizim madhështor, Osmani pritet në SHBA nga mërgata ...
Kurti jep detaje për takimet që zhvilloi gjatë qëndrimit në ...