Edhe nëse pini 8 gota me ujë në ditë, sërish ju nuk e dini nëse jeni i hidratuar aq sa duhet.
Një produkt i ri i quajtur LVL, një aset që mund të vishet mund të zbulojë në kohë reale sa i hidratuar jeni dhe të ofrojë se këshilla se sa ujë iu nevojitet për të qëndruar të shëndetshëm.
LVL është i thjeshtë në përdorim, ndërsa duket si një aksesor normal dhe mund ta mbani në vend të orës.
“Çdo kush e kupton shumë mirë se sa i rëndësishëm është hidratimi”, shprehet Dr. Dustin Freckleton, i cili është frymëzuar për të krijuar LVL pasi ai ka vuajtur disa herë me problemet e hidratimit gjatë periudhës që ka ndjekur shkollën e mjekësisë.
Edhe pse ishte në moshën e artë, 25, atij i janë dashur që ndjekë një terapi fizike intensive 3-mujore para se të mësonte të ecte sërish. E ndërsa ai ishte në shkollë për mjekësi Freckleton besonte se të ndiqje praktikën fizike ishte më pak e rëndësishme se sa të ndihmoje publikun që të eliminonte efektet negative të dehidratimit si: gjumi i keq, funksioni i dobët njohës apo deri tek rastet më ekstreme dobësuese, shkruan Businessinsider.
Produkti LVL do të lidhet edhe me Smartfonin, i cili do të dërgojë një dridhje të lehtë kur niveli i hidratimit tuaj është i ulët./TCH
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...