Të ndenjurit pa smartfon për një kohë të gjatë është një bast, i cili ende pritet të fitohet: a do të binit dakord të kalonit një vit pa smartfon në këmbim të 100,000 $?!
Sot, megjithatë, kjo nuk është më një pyetje imagjinare: “Vitaminwater” kohët e fundit lançoi një konkurs që sfidon pjesëmarrësit që të heqin dorë nga smartfonët e tyre dhe tabletët për një vit. Çmimi? 100 000 dollarë!
“Vitaminwater’s nophoneforayear challenge” kërkon që pjesëmarrësit të kalojnë 365 ditë, pa përdorur një smartphon. Kjo do të thotë të heqësh dorë nga telefoni yt dhe tableti, dhe natyrisht që nuk mund të përdorësh as pajisjet e dikujt tjetër.
Personi i përzgjedhur duhet të nënshkruajë një kontratë, që e “detyron” atë të mos e përdorë telefonin gjatë gjithë kohëzgjatjes së konkursit dhe nëse ai arrin të respektojë këtë pakt, atëherë mund të fitojë çmimin në fund të vitit.
Së pari duhet të aplikosh për të marrë pjesë në këtë konurs dhe për tu bërë pjesë, duhet të postosh foto në Twitter apo Instagram që t’i shpjegoni “Vitaminwater”, pse keni nevojë për një pushim nga smartphoni juaj (duke përdorur #nophoneforayear dhe #contest hashtag).
Postimet e paraqitura do të gjykohen në bazë të fantazisë së përdorur, rëndësisë së markës, humorit dhe cilësisë.
Vlen të përmendet se personi i përzgjedhur, nuk do të detyrohet të heqë dorë tërësisht nga telefoni. Në fakt, “Vitaminwater” ofron një telefon celular të vitit 1996, i kompletuar me një plan mujor vetëm për komunikimin me zë.
“Vitaminwater” shpjegoi se ideja është që të inkurajojë njerëzit, që të mos e shpërdorojnë kohën e tyre me smartfonë.
“Ne mendojmë se nuk ka asgjë më të mërzitshme, se sa të rrish me sytë fiksuar në telefon, dhe kjo është një mundësi e mirë për të thyer rutinën duke fituar në këmbim 100 000 $”, thonë organizatorët e këtij konkursi të padëgjuar më parë./
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...