Çfarë ka të keqe të komentosh “Amin”? Asgjë, mund të thoni ju, por ka pasoja nëse komentoni kështu në Facebook.
Nëse jeni përdorues i rregullt i Facebook dhe vazhdimisht ndjeni dhembshuri për gjërat e ndryshme që i shini në rrjetin social, sigurisht se keni komentuar ose parë komente të shumta “Amin”.
Të gjithë e dimë se askush nuk mund të shpëtohet me një “Like” ose asnjë sëmundje nuk mund të shërohet duke shkruar “Amin” në Facebook: por njerëzit bëjnë kështu për të treguar mbështetje, transmeton Gazeta Express.
Pavarësisht qëllimit tuaj të mirë, duke komentuar kështu ju jeni duke i ndihmuar ‘hakerët’ që të fitojnë para lehtë.
Këto postime manipuluese janë të dizajnuara për t’i mashtruar ose shtyrë njerëzit për të bërë like, share ose komentuar, gjë që rezulton me grumbullim të madh të ndjekësve.
Krijuesit e faqes më pas shpërndajnë viruse, publikime të dëmshme dhe mashtrime të tjera. A
ta gjithashtu mbajnë të dhënat tuaja dhe e dinë se ku jetoni, datën e lindjes dhe e-mail adresën, që më pas mund të përdoret për të hakeruar llogarinë tuaj.
Kur i shpërndani këto postime, ju në fakt po bëni keq duke e rritur popullaritetin e tyre.
Për shkak se ndodh kjo, pronarët e këtyre faqeve fitojnë para duke përdorur fotografi të vjedhura të një kafshe duke vuajtur ose një foshnje të sëmurë, familja e së cilës nuk ia ka idenë se është duke u përdorur fotografia e saj, transmeton Gazeta Express.
Kështu që herën tjetër kur të ndiheni keq që nuk po i shpërndani postimet e tilla, mbajeni në mend se “Like”-u juaj dhe “Amin”-i nuk do të shpëtojë jetë.
Thjeshtë do t’i ndihmojë këta njerëz të përfitojnë për vete.
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës