Kur Sony lançoi kamerën që mund të shihte përtej rrobave

14:58 | 26 Shtator 2016
Arbresh.info

Ishte viti 1998 kur gjiganti elektronik japonez Sony u tregua i pakujdesshëm mjaftueshëm sa të lëshojë në shitje 700,000 kamera që kishin shkathtësi të shohin përtej rrobave të njerëzve, transmeton arbresh.info.

Posa e kuptoi këtë kërdi Sony, tërhoqi nga tregu menjëherë kamerat.

Kamerat kishin pamje vizuale të ngjashme me një normale dhe ishin të pajisura me një lente që përdor rreze infra të kuqe dhe lejonte që njerëzit të bënin fotografi në errësirë, e njohur edhe si Night Vision.

Rrobat e errëta të tilla si kostumet e larjes bëheshin transparente para këtyre kamerave, menjëherë pas kësaj fotografitë lakuriq të vajzave ishin në internet.

“Të paktën 12 ueb faqe shfaqën fotot e grave që duken pothuajse lakuriq, edhe pse ato ishin të veshura me rroba apo rroba banje”, shkruan ABC.

Fuqia e shikimit përtej u zbulua nga Greg Hunter, që ishte Korrespondent i Konsumatorëve në Mirëmëngjesi Amerikë në vitin 1998, përcjell arbresh.info.

Sony u përpoq të përmirësonte situatën duke lançuar kamera të reja që nuk e kishin këtë aftësi, por njerëzit nuk hiqnin dorë nga mënyrat e reja për ta bërë të mundur një gjë të tillë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme