Kujdes: Nëse ju vjen ky mesazh në Gmail, assesi mos e hapni!

01:21 | 4 Maj 2017
Arbresh Info

Një skemë e re phishing, që ka në shënjestër përdoruesit e Gmail, ka mashtruar e është duke mashtruar shumë njerëz orët e fundit, përfshirë ekspertë të teknologjisë, gazetarë e shumë persona të tjerë.

A e keni pranuar së fundmi një email me përmbajtje si në foton në vijim?

google-docs-oauth-phishing-email

Nëse keni pranuar një email të tillë, fshijeni atë dhe në asnjë formë mos klikoni edhe nëse emaili vjen nga një person i njohur dhe shumë i besueshëm, shkruan arbresh.info.

Në internet orët e fundit është duke qarkulluar një skemë e re phishing që është e vështirë të dallohet në shikim të parë. Në emailin e pranuar shkruan se personi që ju ka dërguar atë dëshiron të ndajë me ju një dokument dhe të klikoni për ta hapur atë përmes Google Docs. Nëse klikoni, atëherë do ju paraqitet një mesazh si në foton në vijim.

google-docs-oauth-phishing

Nëse klikoni “Allow”, atëherë hakerët do të kenë qasje në Gmail adresën tuaj pa pasur nevojë për fjalëkalim.

Edhe vet kompania Google ka publikuar një njoftim se janë në dijeni të kësaj skeme dhe se janë duke punuar për të parandaluar atë dhe se në asnjë formë nuk duhet të klikoni një email të tillë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme