Rrjeti social “Snapchat” është paditur, pasi një adoleshente po përdorte një aplikacion të tij, teksa drejtonte makinën dhe u aksidentua. 18-vjeçarja përplasi një tjetër person, duke e lënë të paralizuar.
Mediet ndërkombëtare shkruajnë se “avokatët janë shprehur se Christal McGee, 18 vjeçe, ishte duke përdorur filterin “e shpejtësisë” teksa i jepte automjetit me një shpejtësi 180 km/h kur u shpërqendrua dhe u përplas me një automjet tjetër.
Ndërkohë, nga përplasja ka mbetur i paralizuar dhe ndodhet nën vëzhgimin e mjekëve shoferi i makinës tjetër, Wentworth Maynard.
Avokatët e këtij të fundit kanë paditur 18-vjeçaren dhe rrjetin social, për neglizhencën, pasi filteri “i shpejtësisë”, me të cilin përdoruesit regjistrojnë shpejtësinë që më pas ta postojnë si foto, është shumë i rrezikshëm dhe shpërqendron shoferët.
“McGee donte të postonte një foto të saj teksa drejtonte automjetin me shpejtësi, transmeton shekulli. Pasagjeri pa në foton e saj shpejtësinë 180 km/h në “Snapchat” dhe në atë moment makina e tipit “Mitsubish” u përplas”, thanë avokatët.
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...