Kufje fiks për veshët tuaj

19:59 | 19 Prill 2016
Arbresh.info

“Uvero” ka filluar të ofrojë kufje të personalizuara të cilat i përshtaten kanaleve tuaja të veshit.

Shumë kompani kanë ofruar kufje me porosi të ngjashme, por mënyra e punimit të kufjeve ndryshon me atë të “Uvero”-s. Mënyra tradicionale ka qenë duke vendosur një gel në secilin vesh, të prisni derisa ai të ngrihet dhe pastaj të përdorni atë për të formuar një kufje individuale, transmeton KosovaPress.

Metoda e “Uvero”-s është me inovative. Një teknik fut një tullumbace të hollë, të mbushur me një tretje që ndriçon në rrezet ultravjollcë në kanalin e veshit.

Një kamerë pastaj lëviz poshtë tullumbaces, duke regjistruar rreth 100 mijë pika të matjes të cilat “Uvero” i përdor për të krijuar kufjet që përshtaten në mënyrë të përsosur me kanalin tuaj të veshit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme