Udhëheqësi më i ndjekur botëror në Instagram është kryeministri indian Narendra Modi, me 14.8 milionë ndjekës. Pas tij është presidenti indonezian Joko Widodo, me 12.2 milionë pasues, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me 10 milionë. Shumë prapa, në renditjen e hartuar nga Twiplomacy është kryeministri Giuseppe Conte, me më pak se 300 mijë ndjekës.
Papa Françesko është në vendin e katërt me 5.7 milionë ndjekës. Pas sovranit të Vatikanit është Mbretëresha Rania e Jordanisë, Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan dhe profili i Shtëpisë së Bardhë, të cilët ndiqen nga më shumë se 4 milionë pasues. Në vendin e tetë ndodhet familja mbretërore, e cila i ka rritur ndjekësit e saj 570 mijë më 19 maj 2018, dita e #RoyalËedding midis princit Harry dhe Meghan Markle.
Presidenti italian Giuseppe Conte, është shumë prapa në klasifikimin e përgjithshëm, duke pasur vetëm 288 mijë pasues, por është i teti në atë krahasim me udhëheqësit evropianë. Ai u citua për veçantinë e fotografisë së tij më të suksesshme, që e portretizon atë në vendin e tij të lindjes, Volturara Appula,. Ndër evropianët, pas familjes mbretërore britanike, më i ndjekuri është presidenti francez Emmanuel Macron (1.2 milionë ndjekës) dhe kancelarja gjermane Angela Merkel (763 mijë). Renditja përfshin vetëm krerët e shtetit dhe qeverisë ./gsh/
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...