Profesorët, programerët dhe gazetarët mund të mbesin pa punë brenda disa viteve të ardhshme, kjo pasi që chatbot-i më i fundit nga fondacioni OpenAi i themeluar nga Elon Musk i mahniti vëzhguesit me aftësinë e tij në të shkruar, zotësinë e tij në kryerjen e detyrave komplekse dhe lehtësinë në të përdorur.
Sistemi i quajtur ChatGPT, është evolucioni i fundit në familjen GPT të inteligjencës artificiale në gjenerimin e tekstit. Dy vjet më parë, sistemi i mëparshëm me inteligjencë artificiale, GPT3, ishte e aftë që të gjenerojë një pjesë opinioni për The Guardian, ndërsa ChatGPT ka aftësi edhe më të mëdha.
Në ditët e para pas lansimit, akademikët kanë gjeneruar përgjigje për pyetjet e një provimi, për të cilin ata thonë se nëse ato përgjigje do të bëheshin nga një student, ai do të merrte notën më të lartë, dhe programerët e kanë përdorur mjetin për të zgjedhur sfidat e kodimit në gjuhen e panjohur të programimit në vetëm disa sekonda – kjo para se të shpjegonin funksionalitetin, shkruan The Guardian.
Dan Gillmor, një profesor i gazetarisë në Arizona State University, i kërkoi robotit që ta kryej një nga detyrat që ai iu a jap studentëve të tij: shkrimi i një letre një të afërmi duke dhënë këshilla në lidhje me sigurinë dhe privatësinë në internet.
“Nëse nuk jeni i sigurt për legjitimitetin e një ueb-faqeje ose të një poste elektronike, mund ta bëni një kërkim të shpejtë për të marrë vesh se nëse të tjerët e kanë raportuar si një mashtrim”, ishte sugjerimi i sistemit në këtë detyrë.
Gillmor tha: “Unë këtë detyrë do ta notoja me notë të lartë”, duke shtuar: “Akademia ka disa çështje shumë serioze me të cilat duhet përballur”.
OpenAI tha se sistemi i ri me inteligjencë artificiale me fokus në përdorimin e lehtë. “Formati i dialogut e bënë të mundshme që ChatGPT t’u përgjigjet pyetjeve vijuese, të pranojë gabimet e tij, të sfidojë premisat e pasakta dhe të refuzojë kërkesat e papërshtatshme”, deklaroi OpenAI në një postim ku u njoftua lansimi i ChatGPT.
Ndryshe nga sistemi i mëparshëm nga kompania, ChatGPT është lëshuar për këdo që ta përdorë, dhe është falas, gjatë një periudhe “feedback”. Kompania shpreson të përdorë këtë reagim për të përmirësuar versionin përfundimtar të mjetit.
ChatGPT qëndron mjaft mirë tek pjesa e vet-censurimit, dhe për të kuptuar kur i bëhet një pyetje e pamundur. Për shembull nëse pyetet që të përshkruaj se çfarë i ndodhi Kolombit kur ai arriti në Amerikë në vitin 2015, modelet më të vjetra mund të kenë paraqitur me dëshirë një përshkrim krejtësisht fiktiv, por ChatGPT e njeh gënjeshtrën dhe paralajmëron se çdo përgjigje do të ishte fiktive.
Roboti gjithashtu është në gjendje të refuzojë t’u përgjigjet pyetjeve krejtësisht. Kërkojini atij këshilla për vjedhjen e një veture, për shembull, dhe roboti do të thotë se “vjedhja e një veture është një krim i rëndë që mund të ketë pasoja të rënda”, dhe në vend të kësaj do të japë këshilla të tilla si “përdorimi i transportit publik”.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...