Një kompani në Korenë Jugore ka krijuar një qafore qeni e cila mund të zbulojë pesë emocione të kësaj kafshe duke monitoruar lehjet, përmes teknologjisë së njohjes së zërit.
Qaforet mund t’u bëjnë më dije pronarëve të qenve nëse ata janë të lumtur, të relaksuar, të zemëruar, të mërzitur apo të shqetësuar dhe kjo bëhet e mundur përmes një aplikacioni në telefonat e mençur.
“Kjo pajisje u jep qenve një zë të cilin njerëzit mund ta kuptojnë”, tha Andrew Gil zyrtar i marketingut global në kompaninë Petpuls Lab, shkruan Reuters.
Kompania ka filluar të mbledhë lloje të ndryshme të të lehurave për të analizuar emocionet e qenve, qysh në vitin 2017.
Qaforja e krijuar ka 90 për qind mundësi të njohjes së emocioneve, sipas Universitetit Nacional të Seoul i cili e ka testuar pajisjen e cila konsiderohet si e para e tillë në botë./Arbresh.info/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA