Krijohet pasqyra e parë që karikon celularin pa e futur në prizë

07:02 | 16 Maj 2017
Arbresh.info

Telefoni celular i zgjuar ose njohur thjesht me termin smartphone është një ndër shpikjet më të rëndësishme të këtij shekulli, i cili ka revolucionarizuar jo vetëm tregun e telefonisë celulare, por i ka dhënë një tjetër dimension komunikimit.

Aksesi në internet, shpejtësia e komunikimit dhe përdorimi i aplikacioneve të ndryshme janë prej disa prej risive që kanë lehtësuar jetën e shumë përdoruesve anembanë në botë.

Por nëse smartphone-i ësht aq ”perfekt”, a ka diçka që nuk shkon tek ai ? Gjëja e parë që ju vjen ndërmend është bateria e cila arrin limitin e saj brenda pak orësh. Lundrimi në Internet në rrjetet 3 dhe 4G është armiku kryesor i baterisë.

Për këtë arsye kompania Kickstarter dhe Indiegogo kanë finacuar një projekt që do u pëlqejë shumë femrave, ata kanë lançuar në treg Pearl Compact Mirror+Usb battery, një pasqyrë e vogël , e cila krahas funksionit estetik shërben për të karikuar telefonin. Ajo është e lidhur me një fishë USB dhe karikon telefonin deri në dy herë në ditë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme