Uebfaqja origjinale për torrent KickassTorrent u rrëzua të mërkurën pasi qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës arrestoi themeluesin e tij, Artem Vaulin, duke e konfiskuar edhe domain-in e faqes së tij.
Megjithatë, alternativa e re për KickassTorrent është shfaqur menjëherë online duke funksionuar ngjashëm me uebfaqen më të famshme në botë për torrent, shkruan portali arbresh.info. ‘Kickasstorrents.website’ është uebfaqja me dizajn identik që është në dispozicion në vend të ‘Kat.ph’.
E gjithë kjo është bërë e munduar nga një anëtar në IsoHunt, i cili ishte gjithashtu përgjegjës për rikthimin e The Pirate Bay.
Në rrëzimin e uebfaqes KickassTorrent kanë kontribuar rrjeti social Facebook dhe kompania Apple./arbresh.info
“Votoni për të ardhmen e Shqipërisë”, Begaj: Institucionet t...
Personi i vdekur në Rrugën B dyshohet se është dizajner i nj...
Policia konfirmon vdekjen e një personi te Rruga B, një grua...
Dyshohet për vrasje në Rrugën B në Prishtinë
Kryeministri Kurti u takua me Shefin e ri të Misionit të OSB...
Sa e ka rrogën Papa Leoni XIV?