Koreanët nuk heqin dorë nga Galaxy Note 7

15:57 | 20 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Duket që përdoruesit e Koresë Jugore janë shumë të dhënë pas telefonave të tyre të mençur Galaxy Note 7. Më shumë se 140.000 pajisje ose në përgjithësi 15 për qind të njësive të shitura në këtë vend nuk janë rikthyer ende te gjiganti korean pavarësisht përpjekjeve më të mëdha të kompanisë.

Samsung ka shijuar një sukses të madh kudo në botë derisa rikthimi i fabletës Note 7 në tregje madhështore ka arritur gjithashtu në një nivel të mirë pasi prek shifrën mbi 90 për qind, shkruan portali arbresh.info. E gjithë kjo rritje vjen si pasojë e masave agresive të kompanisë që ka ndërmarr në tregun perëndimor.

Masat janë ndërmarrë në formë të përditësimeve, që i kanë ndalur qasjen në internet telefonit dhe kanë kufizuar aftësinë për mbushje.

Për shkak të kësaj, vendet në Lindje të Mesme mund të mbushin baterinë që mund të shpërthejë nëçdo moment vetëm deri në 60%./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme