Sot është zhvilluar Konventa më e madhe të teknologjisë, e vitit – CES 2019 – në Las Vegas. Në këtë konventë, Samsung, nnjë nga kompanitë më të rëndësishme në botë paraqiti risitë e reja që pritet të dalin në treg shumë shpejt.
Samsung përmes risive po ridimensionon botën e televizorëve, smartphonëve dhe pajisjeve të tjera dixhitale. Si udhëheqës global në industrinë e televizorëve për 13 vjet, televizorët Samsung Smart janë zhvilluar në një nga platformat më të mëdha argëtuese të disponueshme në treg.
Sot, Samsung ka zhvilluar aktivitetin e parë vjetor të CES në Aria Resort & Casino në Las Vegas, ku prezantoi të rejat e fundit në teknologjinë modulare të ekranit Mikro LED. Në këtë event u paraqitën: ekran i ri prej 75 “, një 219” Wall si dhe madhësi, forma dhe konfigurime të reja për një ekran Mikro LED të një gjeneratë të ardhshme modulare – fitues të çmimit të Inovacionit në CES 2019.
Falë natyrës modulare të Mikro LED, kjo teknologji ofron fleksibilitet në madhësinë e ekranit që lejon përdoruesit ta përshtasin atë në çdo dhomë apo hapësirë.
Samsung po tenton të sjellë përvojën e iTunes dhe AirPlay 2 për më shumë konsumatorë në mbarë botën përmes Samsung Smart TV. Pra, përdoruesit e iPhone, iPad dhe Mac kanë një mundësi më shumë për të shijuar atë që dëshirojnë në ekranin më të madh në shtëpinë e tyre.
Samsung ka njoftuar sot se do të lançojë iTunes filma dhe seriale dhe suport Apple AirPlay 2 në modelet Samsung Smart TV të vitit 2019 duke filluar nga kjo pranverë. AirPlay2 do tua lehtësojë klientëve të Samsung të hapin lehtësisht video, foto, muzikë, podcaste e shumë shërbime të tjera, nga pajisjet Apple drejtpërdrejt në Samsung Smart TV.
Roth për protestat në Serbi: Të qëndrojmë për liri dhe demok...
“Kam humbur diçka që lashë jashtë për ty”, Xheneta plas në v...
Barcelona në kaos, grupimi “Som Un Clam” kërkon dorëheqjen e...
Vëllezërit pesë dhe nëntë vjeç, në mesin e 12 viktimave të t...
I moshuari 87-vjeçar përplaset nga një automjet në Këlcyrë t...
Vdekja e Anton Berishës, Pacolli ngushëllon familjarët dhe m...