Disa nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në SHBA u zotuan se do të investojnë miliarda dollarë për të forcuar sigurinë kibernetike, pas një sërë sulmesh të profilit të lartë ndaj kompanive amerikane.
Drejtuesit e kompanive Microsoft, Google, Amazon, Apple e të tjera u takuan të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan, Joe Biden.
Biden u tha atyre se ka “shumë punë për t’u bërë” dhe se Qeveria federale nuk mund ta bëjë këtë vetëm.
“Ju keni fuqinë, kapacitetin dhe përgjegjësinë për të rritur pragun e sigurisë kibernetike”, tha Biden.
Agjencitë qeveritare dhe kompanitë private në SHBA janë goditur këtë vit nga disa sulme të mëdha kibernetike.
Qindra kompani amerikane janë prekur nga një sulm që është kryer më 2 korrik, kundër kompanisë së teknologjisë Kaseya, me seli në Floridë.
Në maj, hakerët kanë sulmuar operatorin më të madh të tubacionit të karburanteve në SHBA, Colonial Pipeline, ndërsa në qershor, shënjestër e sulmit kibernetik ka qenë kompania më e madhe në botë për përpunimin e mishit, JBS.
Zyrtarët amerikanë i kanë lidhur këto sulme me Rusinë dhe Kinën.
Pas takimit të mërkurën, Shtëpia e Bardhë tha se Microsoft është zotuar se do të shpenzojë 20 miliardë dollarë gjatë pesë vjetëve të ardhshëm, për të forcuar sigurinë kibernetike.
Google tha se do të shpenzojë 10 miliardë dollarë, ndërsa Amazon tha se do t’i bëjë falas trajnimet për siguri kibernetike./rel/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...