Kompania e rrjeteve sociale ‘Facebook’ ka evakuuar katër ndërtesa, ndërsa dy persona po dyshohet se i janë ekspozuar një pakoje të dyshimtë me substancë vdekjeprurëse, të dorëzuarnë objektin e postës në Silicon Valley.
Personat të cilët kanë pasur kontakt me paketën e dyshimtë, nuk kanë treguar ndonjë simptomë të ekspozimi, tha Jon Johnson, zjarrfikës në qytetin e Menlo Park, ku gjendet edhe baza e ‘Facebook-ut’, transmeton lajmi.net.
“Njësia (Facebook) teston të gjitha paketat që vijnë. Tani ne vetëm presim për t’u verifikuar nëse e gjithë kjo është e vërtetë apo jo”, tha ai.
Zëdhënësi i Facebook, Anthony Harrison, tha se kompania evakuoi katër ndërtesa pas testit dhe se po bashkëpunonte me policinë në hetim.
“Autoritetet nuk kanë identifikuar ende substancën e gjetur. Që tani, tre prej ndërtesave evakuuara janë pastruar”, potencoi tutje Harrison.
Sarin është një përbërës i fuqishëm helmues që pengon sistemin nervor, i cili është përdorur edhe si një armë kimike historikisht. Ekspozimi ndaj saj mund të jetë fatal.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA