Shuma e kërkuar për këtë model, prej 1.6 milionë euro, po konsiderohet si shumë e ulët
Shtëpia e ankandeve Bonhams, ka bërë të ditur muajin e kaluar, se do ta nxjerrë në shitje një koleksion të mahnitshëm hiper-makinash, transmeton Telegrafi.
Modelet Lamborghini Veneno, McLaren P1, Ferrari LaFerrari, Aston Martin One-77 dhe Koenigsegg One:1, të gjitha i përkisnin Teodoro Nguema Obiang Mangue, djalit të ish presidentit të Guinesë Ekuatoriale.
Hiper-makinat e konfiskuara në vitin 2016, nga policët në Gjenevë, do të dalin në shitje, derisa të ardhurat e mbledhura do të shkojnë për bamirësi. Aksioni është pëlqyer nga të gjithë, mirëpo Koenigsegg ka shumë vërejtje, sepse është befasuar me çmimin shumë të ulët të One:1, që e ka caktuar ankandi që e nxjerrë në shitje.
Derisa modeli është blerë me 2.4 milionë euro, kur ishte i ri, gjendja e mirë që ka tani, do t’ia mundësonte të shitej për më shumë se gjashtë milionë euro.
Mirëpo, është vendosur që Koenigsegg One:1 të del në shitje me çmimin fillestar prej 1.6 milionë euro, një çmim që duhet të jetë shumë më i lartë, sepse është model shumë i mirë.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA