Google ADS

Kodal Ektra debuton në tregun evropian

15:03 | 11 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Ektra, telefon me platformë Android nga kompania Kodak që u prezantuar në muajin tetor të këtij viti, tani është në dispozicion për tu blerë në Evropë. Telefoni është i listuar në uebfaqen zyrtare të kompanisë dhe në Amazon për 499 dollarë.

Kodak Ektra është i pajisur me procesor Helio X20, ekran 5 inç, 3GB RAM, 32GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave, bateri 3.000 mAh, kamerë prapa me 21 megapiksel dhe kamerë frontale me 13 megapiksel, shkruan portali arbresh.info.

Aktualisht, ende nuk ka detaje se kur telefoni do të lansohet edhe në vende të tjera, por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të jetë në dispozicion vitin e ardhshëm./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme