Pavarësisht se ju pëlqejnë apo i urreni, shkopinjtë për foto ‘selfie’ aktualisht janë ndër aksesorët më të kërkuar dhe më të përdorur. Shitjet e tyre pësuan një ngritje të jashtëzakonshme gjatë kohës së krishtlindjeve. Rritja e përdorimit të këtyre aksesorëve si duket ka ndikuar që klubet e futbollit nga Premier Liga angleze të ndalojnë përdorimin e tyre brenda në stadiume. Kështu që klubet londineze si Arsenal apo Tottenham kanë ndaluar shkopinjtë për të bërë foto ‘selfie’ në stadiumet e tyre, me frikën se ato mund të përdoren në mënyrë të papërshtatshme gjatë ditëve kur ka lojë, transmeton itshqip.
Në arsyen e dhënë nga klubi i futbollit Arsenal thuhet se kjo ndalesë vlen vetëm gjatë ditëve kur ka lojë dhe vjen për arsye se rregullat e klubit ndalojnë çdo gjë që mund të përdoret si armë apo mund të përdoret për të prishur sigurinë publike. Ndërsa klubi i futbollit Tottenham ka vendosur këtë ndalesë pasi një tifoz i tyre ka parashtruar ankesë.
Ndalimi i pajisjeve teknologjike nga klubet e futbollit të Premier Ligës angleze, nuk është diçka e re, ngase kohë më parë klube si Manchester United kanë ndaluar në stadiumet e tyre pajisjet siç janë laptopët, tabletët dhe pajisjet e tjera të mëdha me arsyen së brenda në to mund të fshihet eksplozivë. Shkopinjtë për ‘selfie’ nuk janë aq të rrezikshëm sa këto pajisje, por ndonjë tifoz mund ta humb syrin nga përdorimi jo i kujdesshëm i tyre. /itshqip
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend