Google ADS

Kjo kompani ka ndërtuar një transformues të vërtetë

18:21 | 17 Shtator 2016
Arbresh.info

Në qoftë se keni dashur gjithmonë të dini se si do të dukej në botën reale një transformues nga filmi i famshëm Transformers, një kompani turke e ka ndërtuar një të tillë dhe do ta nxjerrë atë së shpejti në shitje.

Kompania Letvision ka ndërtuar një makinë, që mund të kthehet në një robot të madh loje. Me siguri që do të ketë një miliarder ose dy në botë që do ta blinin një lodër të tillë për fëmijët e tyre.

Prototipi i quajtur Letrons mund të ecë kur është makinë dhe transformohet vetë në formën “njerëzore”. Falë sistemit të kontrollit të instaluar në të, i gjithë roboti mund të drejtohet me telekomandë nga një njeri që ndodhet jashtë tij.

Për të bindur klinetët e saj që makina është një transformues i vërtetë, kompania ka publikuar një video ku dallohet proçesi i shndërrimit të tij nga makinë në “njeri”.

https://www.youtube.com/watch?v=2e6BlH_SP7k

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme