Kjo kamera ju lejon të ‘ktheheni pas në kohë’

15:20 | 17 Shtator 2016
Arbresh.info

Keni dashur ndonjëherë të ktheheni prapa në kohë vetëm për një moment, sa për të kapur një foto të diçkaje që ‘sapo kaloi’. Një kamera e re ju mundëson ta bëni këtë: të ktheheni prapa në kohë, për të kapur momente të bukura por që sapo kaluan dhe nuk mundët ti regjistroni.

E quajtur kamera Perfect Memory, e ndërtuar në New York nga General Streaming Systems, ajo është një pajisje me rezolucion 1080 megapixel, ka përmasa të vogla dhe është e lehtë, që e bën atë të përshtatshme për tu mbajtur kollaj në xhep, arbresh.info.

Ja se si funksionon ajo: E pajisur me opsionin AutoEdit, kamera regjistron në mënyrë të vazhdueshme dhe kur ju klikoni mbi ekranin e saj me prekje, ajo ruan automatikisht pamjet e bëra 5 minuta më parë ose në një kohëzgjatje që ju e vendosni vetë.

Kjo i lejon njerëzit të ruajnë video dhe foto edhe të ngjarjeve të ndodhura para se ato të vendosnin për ta bërë këtë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme