Google ADS

Kjo është vetura që do të vozitet nga ‘James Bond’ në filmin e radhës

01:12 | 21 Qershor 2019
Arbresh Info

Kompania prodhuese e makinës ‘Aston Martin’ ka zbuluar veturën, e cila do të vozitet në filmin e radhës së James Bond.

Vetura e re e kompanisë në fjalë, e emëruar si ‘Valhalla’, e cila ka një çmim prej gati 1.7 milionë eurosh, do të jetë një ndër tri veturat që do shfaqen në filmin e agjentit 007, me protagonist Daniel Craig.

Sipas ‘This is Money’, vetura e re do të zëvendësojë modelin ‘DB10’, veturë fiktive për filmin ‘Specter’.

Megjithatë, ‘Valhalla’ do të jetë në treg, sapo të lansohet filmi.

Prodhimi i kompanisë britaneze do posedojë një motor të modelit V6, të pajisur me turbo, që do i ndihmojë veturës të arrijë 100 km/h në më pak se 3 sekonda.

‘This is Money’ ka mundësuar edhe një fotografi të ‘Valhalla’-s. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme