Një prodhues jo shumë i njohur amerikan automobilësh theu rekordin e shpejtësisë duke rrëmbyer titullin e makinës më të shpejtë në botë.
SSC North America njoftoi se prodhimi i tij, supermakina Tuatara arriti shpejtësinë e 508 km në ore gjatë dy provave ne drejtime te ndryshme.
E testuar në një rrip toke prej 11 km në një autostradë të Nevadës, ajo theu gjithashtu edhe rekordin e shpejtësisë më të madhe në një rrugë publike, ku shënoi më shumë se 532 km në orë. Dy specialistë të pavarur ishin sipas SSC dëshmitarë të rekordit të ri botëror.
Tuatara, e cila i hap dyert me sistemin flutur, 1,750 kuaj fuqi nga një motor V-8 turbo. Modeli i saj aerodinamik u frymëzua nga avionët luftarakë. Kompania thotë se për krijimin e saj është dashur më shumë se një dekadë kërkimesh dhe zhvillimi. SSC, e themeluar në 1998 në Richland, Washington, planifikon të prodhojë 100 supermakina Tuatara për shitje.
Gjermania dyshon se dy kabllo nënujore iu këputën qëllimshëm
Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti terr...
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...