Facebook njihet si një ndër platformat më të shpeshta që sjellë ndryshime për përdoruesit e saj.
Platforma gjigante kësaj radhe ka ndryshuar dizajnin e “chat”-it jo në formë radikale, megjithëse opsioni i largimit të bisedës përcillet vetëm me simbolin X, pa ndonjë ngjyrë në sfond, shkruan lajmi.
Ndërkaq, ndryshimi ka përcjellur edhe zmadhimin e opsioneve në “chat”, siç është thirrja e personit me të cilin jeni duke biseduar.
Rrjeti social nuk kishte paralajmëruar më parë për ndonjë ndryshim të tillë, gjë që duket se mund të jetë një surprizë për përdoruesit.
Pakënaqësitë kanë qenë të shpeshta përgjatë ndryshimeve të sjella nga Facebook, pa miratim të ndërsjellë të përdoruesve.
Një rast i tillë është ai i një viti më parë, ku Facebook vendosi që kryefaqja të dominohej kryesisht nga postimet e miqve, duke neglizhuar artikujt informativ të medieve.
Temperaturat e ulëta: Disa këshilla për lëkurë të shëndetshm...
Kjo substancë për drejtimin e flokëve shkakton kancer, sipas...
Keni akne? Me siguri bëni çdo ditë (padashje) këto pesë gabi...
Presidenca: Vendimet për certifikimin e partive të jenë vend...
Statovci dhe Maqedonci vizitojnë një familje prishtinase
Xheneta plas bombën në shtëpi, flet për njohjen që la në gjy...