Rrjeti më i madh social në botë, Facebook, ka lansuar “Marketplacen”, një shitore të re online në aplikacionin e vet duke ofruar mundësinë që njerëzit të shesin gjithçka nga gjërat e vjetra që kanë.
Facebooku ka njoftuar se këtë sektor e ka hapur për shkak të interesimit të madh të përdoruesve në grupet e dedikuara për blerje dhe shitje lokale.
Me mundësinë e re, Facebook do të rivalizojë shitoren më të famshme online ‘eBay’.
“‘Marketplace’ është destinacion i caktuar në të cilin njerëzit mund të zbulojnë, blejnë apo shesin gjëra nga fqinjët dhe komuniteti. Veçoria e re do të shfaqet pikërisht për atë që ju doni të blini. Është e dizajnuar për njerëzit, jo për bizneset”, ka thënë Bowen Pan nga Facebooku.
“Marketplace” do të publikohet pas pak ditësh në disa vende të botës.
Ndërron jetë gjeneral Imri Ilazi, Haradinaj: Do të kujtohet ...
Kosovarët të “marrosur” pas turshive dhe ajvarit/ 64 vjeçarj...
FSK dhe Ajova, më të fortë së bashku
Rama: Po i lirojmë hapësirat te “Santea”, kjo zo...
Beteja për kreun e tabelës luhet nesër mes Strugës dhe Gosti...
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra, vle...