Kina po tenton të futet në treg me SUV “luksoz”, hibrid dhe vetura elektrike, e në treg shpreson ta lansoj edhe një veturë fluturuese.
Në anën tjetër kompania jugkoreane Hyundai vlerëson që vetura fluturuese do të bëhet realitet shumë shpejt, por kompania kineze Xpeng po “tenton” që këtë ta bëjë më herët.
Xpeng ka prezantuar veturën fluturuese që në treg do ta nxjerrë përmes HT Aero, që për fokus ka Urban Air Mobility (UAM), e deri më tani ka kryer mbi 15.000 fluturime testuese.
Prototipi më i ri akoma nuk ka emër, por në Xpeng presin që prodhimi të fillojë në vitin 2024. Vetura elektrike ka proporcione të ngjashme me një veturë standarde, por që ka helika të palosura që mund të “fshihen” në karroceri kur vetura lëviz nëpër tokë.
Megjithatë edhe koncepti i ka disa të mëdha. Helikat janë shumë të rënda dhe mund të ndikojnë negativisht në punën e këtij mjeti motorik. Por, edhe nëse do të prodhoheshin nga materialet e lehta si karboni, problemi do të shkaktohej për shkak të kostos së lartë.
Edhe kompania Tesla synon të prodhoj veturën fluturuese, e drejtori i kompanisë Elon Musk qysh në vitin 2019 paralajmëroi që Roadset do të mund të fluturojë.
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kamion në Gran...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...