Agjencia Kineze e Hapësirës (CMSA) njoftoi se do të zhvillohen katër udhëtime me njerëz dhe katër udhëtime kargo që stacioni të përfundojë në vitin 2022
Kina brenda dy vitesh planifikon të ndërtojë stacion hapësinor në orbitën e Tokës, transmeton arbresh.info.
Agjencia Kineze e Hapësirës (CMSA) njoftoi se do të zhvillohen katër udhëtime me njerëz dhe katër udhëtime kargo që stacioni të përfundojë në vitin 2022.
Në këtë drejtim dje Kina zhvilloi një testim në provincën perëndimore Hainan, në Qendrën Hapësinore Wenxhang.
Kapsuli Shenzhou, një version më i zhvilluar i kapsulës hapësinore ruse Soyuz, u lançua me raketë mbajtëse Long March 5B.
Kina, një kohë është duke zhvilluar punime për të ndërtuar stacionin e saj hapësinor, pasi SHBA-të ndaluan bashkëpunimin në sferën e hulumtimeve të hapësirës dhe pjesëmarrjen në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS)./arbresh.info/AA/
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...