Kim Dotcom ka thënë se ka ndërmend të prezantojë shërbimin Megaupload 2.0 në muajin janar të vitit të ardhshëm duke shënuar kështu pesë vjetorin që nga bastisja që i bëri qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në shtëpinë e tij duke rrëzuar uebfaqen origjinale pas akuzave për pirateri.
“Megaupload rikthehet më 20 janar të vitit 2017, në 5 vjetorin e bastisjes. Do të jetë më i mirë se origjinali”, shkroi Dotcom në rrjetin social Twitter, transmeton portali arbresh.info.
Themeluesi i Megaupload ka thënë se uebfaqja e re mund të përdorë monedhën virtuale Bitcoin, por një gjë e tillë ende nuk është e qartë se si do të arrihet.
Dotcom ka zbuluar se përdoruesit origjinal të Megaupload do të kenë mundësi të rikthejnë llogaritë e tyre si dhe do të shpërblen me privilegje më të mëdha nga faqja. Ish përdoruesit do të pranojnë një email që do iu tregojë atyre se kur faqja e re do të jetë e gatshme.
Versioni i ri do të ofrojë gjithashtu 100GB hapësirë falas për akumulimin e të dhënave, transferim pa limit të të dhënave dhe do iu lejojë përdoruesve të sinkronizojnë të gjitha pajisjet e tyre./arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA