Tashmë po i lëmë pas 20 vitet e para të shekullit 21. Ndërsa gjatë kësaj kohe, në jetën tonë kanë hyrë shumë teknologji të reja, por ajo çka do të shohim në vitet e ardhshme as që krahasohet me këto që kanë ndodhur deri tani.
Të paktën kështu thotë portali i teknologjisë “Axios”, transmeton arbresh.info.
Këto janë tendencat që do të dizajnojnë shekullin 21:
Inteligjenca Artificiale do të jetë shëruesi i sëmundjeve
Thuhet se inteligjenca artificiale që përbëhet nga një teknologji mekanike, do të jetë shërues i shumë sëmundjeve.
Një shembull që mbështet këtë pohim erdhi kohët e fundit.
Falë inteligjencës artificiale, ditë më parë shkencëtarët kishin zbuluar antibiotikë që shkatërrojnë bakteret më të rrezikshme, përcjellë arbresh.info.
Përmes teknologjisë që do të zhvillohet, trupi ynë do të vëzhgohet me sensorë, gjë që do të mundësojë zbulimin e sëmundjeve para se ato të shfaqen në organizmin tonë.
Shfaqja e robotëve në mënyrë të vazhdueshme, do të mundësojë lindjen e profesioneve të reja
Përmendet shpesh se zhvillimi i teknologjisë do të shkaktojë papunësi në shumë sektorë.
Sidoqoftë, kur shikojmë historinë, shohim se këto lloj ndryshimesh përveçse eliminojnë shumë profesione, mundësojnë edhe shfaqjen e profesioneve të reja.
Revolucioni artificial i inteligjencës dhe automatizimi, mendohet përveç se shkakton papunësi në shumë profesione, nga ana tjetër do të krijojë edhe linja të reja biznesi.
Fundi i rrugës për botën e ‘fuqisë së vetme’
Bota unipolare e formuar pas Luftës së Ftohtë po përfundon me hapa të shpejtë. Gjatë këtij shekulli, do të rritet në mënyrë të vazhdueshme fuqia e shteteve të lindjes dhe Kina do të rrit dita ditës ndikimin e saj ekonomik dhe politik në botë.
Thuhet se brenda 25 viteve të ardhshme, ekonomia kineze do të kalojë atë amerikane.
Do të rriten efektet e ngrohjes globale
Efektet e ngrohjes globale, ndoshta mund të themi që është gjëja e vetme e sigurtë që do të ndodhë.
Shumë shkencëtarë që punojnë në institute të ndryshme besojnë se ngrohja globale do të shkaktojë më shumë rezultate katastrofike në vitet e ardhshme për shkak të arsyeve të krijuara nga njeriu./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...