Telefonat e mençur kryesisht nuk kanë hapësirë të mjaftueshme, andaj memorie e brendshme e pothuajse çdo telefoni shumë shpejt mbushet, ndërsa njoftimet e zakonshme për mungesën e memories janë shenjë se duhet bërë “pastrimin e përgjithshëm”.
Përmes këtyre këshillave të dobishme do të keni mundësi që në mënyrë shumë të thjeshtë të lironi hapësirën në telefon ose tablet, dhe gjithmonë do të keni hapësirë për ruajtjen e të dhënave.
1. Fshini aplikacionet dhe lojërat që nuk i përdorni Njëra nga mënyrat më të lehta për lirimin e hapësirës për disa megabajtë është që të hiqni aplikacionet dhe lojërat, të cilat nuk i përdorni.
Hyni në settings të pajisjes suaj dhe shikoni cilat aplikacione ju marrin më shumë hapësirë dhe në bazë të këtyre informatave mund të vendosni për eliminimin e tyre. Nëse nuk jeni të sigurt se cilat aplikacione nuk ju duhen, atëherë kontrolloni se kur herën e fundit i keni aktivizuar dhe zgjidhni për të gjitha ato aplikacione, të cilat nuk i keni përdorë për një kohë të gjatë.
2. Transferoni fotot ose videot diku tjetër Nëse keni përdorur telefonin për një kohë të gjatë, atëherë janë të mëdha shanset që të keni edhe një numër të madh fotografish ose videosh, të cilat ju marrin një pjesë të mirë të hapësirës, andaj zgjidhja më e mirë do të ishte që t’i transferoni diku tjetër, për shembull në kompjuter dhe kështu nuk keni nevojë t’i shlyeni përgjithmonë. Opsioni tjetër është edhe krijimi i kopjes rezervë në ICloud, ose shërbime të ngjashme si Dropbox apo Google+, në mënyrë që më vonë, nëse keni nevojë, mund të keni qasje në to.
3. Përdorni “Cloud” Nëse fotografitë dhe muzika janë konsumuesit më të mëdhenj të memories së telefonit, atëherë thjesht mund t’i dërgoni në cloud. Google Photos është aplikacion falas, i cili punon në të gjitha sistemet operative dhe ofron hapësirë të pafund për fotografi dhe video deri në 16 MPx dhe video 1080p. 4. Pastroni cached memorien
Nëse telefoni juaj dikur punonte si i çmendur, ndërsa tash është i ngadalësuar, leximi i uebfaqeve është më i ngadalshëm, kalimi ndërmjet aplikacioneve ose puna në sipërfaqe merr kohë, atëherë është koha për pastrimin e cached memories, ose në rastin më të keq, edhe dërgimin e pajisjes për riparim.
Memoria cache është memoria për bartjen e përkohshme të instruksioneve dhe të dhënave të nevojshme për procesorin, e cila bën zgjidhjen ndërmjet shpejtësisë së procesorit dhe punës së memories. E njëjta memorie ndonjëherë mund të krijojë probleme. Për përshpejtim dhe përmirësim të përgjithshëm të punës së pajisjes është e nevojshme që të pastrohet ndonjëherë. 5. Përdorni kartelën MicroSD Të gjitha fotografitë dhe videot mund të ruhen direkt në kartelë, ndërsa të gjitha të dhënat tjera, po ashtu, mund të ruhen në MicroSD, në mënyrë që memoria e telefonit të lirohet për disa të dhëna të tjera, të cilat janë më të rëndësishme për ju. 6. Kohë pas kohe resetoni telefonin
Nuk ekziston asnjë këshillë, apo trik, i cili hapësirën e telefonit do ta lirojë sikurse që është kthimi në gjendjen e fabrikës. Resetimi i telefonit është mënyra e vetme që telefonin ta ktheni në gjendjen e fillimit kur e keni blerë për herë të parë. Por, mos harroni se me resetimin e telefonit fshihen absolutisht të gjitha të dhënat që keni në të, duke filluar nga mesazhet SMS e deri te të gjitha aplikacionet, si dhe fotografitë, videot dhe muzika
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...