Samsung Galaxy X – ose Galaxy Fold ashtu siç ka më shumë gjasa për t’u thirrur – është përfolur për një kohë të gjatë dhe ne do të marrim një vështrim zyrtar brenda disa orëve, në lansimin e Galaxy S10 sot, por përpara kësaj, dy fotografi të rrjedhura mund të na kanë dhënë një pamje të hershme.
Imazhet u publikuan nga MobiFlip dhe nuk është e qartë se nga kanë ardhur, prandaj ne do t’i merrnim ato me pak skepticizëm. Por ata tregojnë një telefon që paloset si një libër, siç pritet për Galaxy X, dhe që në dukje ka korniza të vogla në pjesët lartë dhe poshtë, por më të gjera në pjesët anësore.
Galaxy X siç tregohet këtu duket se ka një kornizë metalike me një altoparlant dhe një port USB-C në anë të poshtme.
Përtej telefonit në vetvete një nga këto fotografi përdor gjithashtu emrin ‘Galaxy Fold’. Ky është një emër që kemi dëgjuar disa herë tani, duke përfshirë edhe një postim të kohëve të fundit nga Evan Blass (një lajmëtar me reputacion) kështu që ekziston një shans i mirë që ky është emri zyrtar i pajisjes.
Izmir Zeqiri me shaka: Njihem si Obama i Kosovës
Protesta në Novi Sad: Kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë e ...
Kurti: Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, kërkoj...
Shtetet që mund të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve preside...
Rusia dërgon në orbitë dy satelitë iranianë
Zbulohet një grup i dyshuar si terrorist