Snapchat do të prezantojë këtë vjeshtë syzet smart të quajtura ‘Spectacles’, të pajisura me kamera që mund të regjistrojë video 10 sekondëshe.
CEO i kompanisë, Evan Spiegel e dha lajmin dje përmes The Wall Street Journal.
Syzet përbëhen nga lente që ‘shohin’ nën kënd 115 gradë, të përafërt me gjerësinë pamorë natyrale të syrit të njeriut. Çdo klikim mbi butonin e montuar në pjesën e sipërme të lentës, regjistron një video tjetër të re.
Në 2014, Snapchat bleu laboratorin Vergence Labs, ku prodhoheshin syze të ngjashme me Google Glass, të cilat regjistronin video dhe çdo gjë që përdoruesi shihte. Në 2015, kompania formoi ekipin e studimit të Snapchat, një skuadër e përbërë nga shkencëtarë dhe inxhinierë të specializuar në vizionin digjital dhe sistemet e IA.
Spiegel është vënë re në publik teksa kishte veshur një prototip të syzeve Spectacles ./Arbresh.info.
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...