Një nga aplikacionet më të populluara të dërgimit të mesazheve në botë, nuk do të ofrojë më mbështetje për disa sisteme operative.
Lajmin e bëri të ditur vetë kompania nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të saj.
Sipas njoftimit, përdoruesit e BlackBerry OS dhe BlackBerry 10, Windows Phone 8.0 dhe pajisjet më të vjetra, si dhe Nokia S40 nuk do të jenë në gjendje të përdorin WhatsApp-in siç duhet pas 31 dhjetorit 2017.
“Për shkak se nuk do të ofrojmë më aktivitete për këto platforma, disa karakteristika mund të mos funksionojnë në çdo kohë,” thuhet ndër të tjera në njoftim.
Sipas njoftimit të kompanisë, edhe pse këto pajisje kanë qenë pjesë e rëndësishme e historisë së aplikacionit, nuk ofrojnë më aftësitë e nevojshme për të zgjeruar karakteristikat e WhatsApp./intv/
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero