Sipas disa studiuesve nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusetsit, interneti secilën herë do të bëhet më depërtues, por do të jetë më pak i dukshëm.
Në epokën digjitale në të cilën jetojmë tash, janë bërë zhvillime teknologjike, për të cilat nuk është menduar më parë.
E ardhmja e internetit fsheh disa fakte interesante, të cilët do ta bëjnë internetin edhe më lehtë të qasshëm.
Sipas studiuesve, interneti do të shkrihet në sfondin e gjithçkaje që ne bëjmë. Më nuk do të mendojmë të hyjmë ‘online’, por thjeshtë do të jemi online gjatë gjithë kohës.
Me zhvillimin e burimeve të informacioneve, Interneti ofron aktualisht qasje në arsim si asnjëherë tjetër. Shumë prej akademikëve të pyetur besojnë se këta burime vetëm do të përmirësohen me kalimin e kohës, duke krijuar një terren edhe më të barabartë.
Falë zhvillimeve të internetit, shumë nga studiuesit parashikojnë një rritje të informacionit si mënyrë për të përmirësuar mjekësinë, arsimin, transportin dhe jetën e përditshme në tër ësi, por të tjerë druajnë se një gjë e tillë do të shkaktojë më shumë diskriminim dhe margjinalizim, duke i lejuar ata që janë në pushtet të justifikojnë shtypjen e institucionalizuar.
Por edhe në këtë studim, efektet negative të internetit nuk janë lënë anash. Sipas tyre, ekzistojnë shqetësime se më nuk do të jemi në gjendje të shohim pasojat që shkakton interneti.
“Frika është që individët nuk do të arrijnë të rrokin plotësisht se në çfarë janë duke marrë pjesë, çfarë po miratojnë dhe çfarë po mundësojnë online”, thuhet në studim.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA